Memorandum Bashkepunimi KPP-APP  

 



 

NJOFTIM

Tiranë, më 16.10.2020


Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit Publik duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit, mbarëvajtjen e sistemit të prokurimeve publike, rritjen e efiçencës, efikasitetit dhe ndarjes së vazhdueshme të eksperiencave, nënshkruan në datë 15.10.2020 një Memorandum Bashkëpunimi ku shprehin vullnetin dhe vendosmërinë për të bashkëpunuar dhe kontribuar bashkarisht në përmirësimin e sistemit të prokurimit.  Memorandumi i Bashkëpunimit mbështetet në ligjin nr. 9643 datë 20.11.2006     “Për prokurimin publik” , të ndryshuar, si edhe në detyrat e lëna nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Rezolutën edatës 09.07.2020 
“Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019”.

 

 Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik Z. Jonaid Myzyri dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimit Publik Znj. Reida Kashta.

  

Ky memorandum hap rrugën e një bashkëpunimi të ri institucional në kuadër të rritjes së kapaciteteve të stafeve, bashkëpunimin e qëndrueshëm në hartimin e projekt propozimeve, në aktet ligjore dhe nënligjore për fushën e prokurimeve publike, organizimin e workshopeve me autoritetet kontraktore ndaj vendimeve të së cilave është paraqitur një numër i lartë ankesash, si edhe referimin nga Komisioni i Prokurimit Publik për hetime të mëtejshme të rasteve të përsëritura që shkaktojnë shkelje proceduriale.

MEMORANDUMI BASHKEPUNIMI MIDIS KOMISIONIT TE PROKURIMIT PUBLIK DHE AGJENCISE SE PROKURIMIT PUBLIK


 

 .