KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK
Tiranë, më 03.11.2020
Lënda: Njoftim
AUTORITETEVE KONTRAKTORE
OPERATORËVE EKONOMIKË
Komisioni i Prokurimit Publik, njofton të gjithë autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë si edhe subjektet e interesuara se në datën 02 Nëntor 2020, sistemi ka pasur probleme teknike dhe nuk ka qenë e mundur të pasqyroheshin online në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik ankesat e depozituara dhe vendimet e marra prej tij.
Nga dita e sotme, datë 03.11.2020 çdo njoftim do të pasqyrohet rregullisht në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik.
Duke ju kërkuar ndjesë për këtë problem teknik.
Ju faleminderit.