Njoftim per vend pune  

 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE / PËR NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

Lloji i diplomës: Shkenca “Juridike”. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

 

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

 

1. Drejtor i Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: II-b

 

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për çdo procedurë aplikohet në të njëjtën kohë!

-          DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LEVIZJE PARALELE: 23.05.2019

-          DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË: 28.05.2019

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet e si më sipër është:

 

1.      Drejton dhe organizon punën e përditshme drejtorisë, kontrollon realizimin e detyrave të parashikuara dhe përgjigjet për performancën profesionale drejtorisë tij.

2.      Bën shqyrtimin e ankesave të operatorëve ekonomikë.

3.      Bashkëpunon ngushtësisht me gjitha strukturat e institucionit funksion plotësimit detyrave kohë e me cilësi.

4.      Menaxhon stafin në përmbushjen e aktivitetit të përditshëm të drejtorisë dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin, politikat institucionale dhe standardet përkatëse.

5.      Siguron drejtimin e drejtorisë në dhënien e kontributit në përgatitjen e planeve buxhetore apo operacionale për administratën, me qëllim që misioni dhe objektivat per drejtorinë të jenë të realizueshme.

6.      Siguron që burimet në dispozicion të kësaj drejtorie të mirëorganizohen në mënyrë që objektivat e përcaktuara për këtë drejtori të realizohen në afatet kohore të parashikuara, duke siguruar efektivitet të lartë.

 

  1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 1.1  Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

 Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b;

– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkest e posaçme si vijon:

 – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

Të ketë 8 (tetë) vite përvojë pune, ku të paktën 5 (pesë) vite në fushën e prokurimeve. 

 

1.2.  Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinale (ose të njehësuara me origjinalin) si më poshtë:

a) Jetëshkrim

b)Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e)Akti i deklarimit si nëpunës civil i konfirmuar;

ë) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g) Vlerësimin e fundit i rezultateve në punë;

gj) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit;

i) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 23.05.2019.

 1.3  Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

 Në datën 25.05.2019 njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të KPP-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë, kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 1.4  Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

-          Ligjin nr. 8417,datë 21.10.1998 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”;

-          Ligjin nr. 44/2015, Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;

-          Ligjin nr. 90/2012, Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;

-          Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 9131, datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 9367, datë 4.7.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”;

-          Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;

-          VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar;

-          VKM nr. 575, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me Koncesion/partneritet publik privat”

-          VKM nr. 576, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve për hidrocentrale”

-          Ligjin nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar;

-          VKM nr. 1719, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, të ndryshuar;

-          VKM nr. 120, datë 22.02.2012 “Për procedurën e shqyrtimit të ankesave për ankandet nga KPP”;

-          Ligjin nr. 10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

-          VKM nr. 320, datë 21.04.2011 “Për miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave për marrjen e lejeve minerare në zonat konkuruese”, i ndryshuar; ​

-          Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik nr. 596/2018, datë 12.09.2018 “Për miratimin e rregullave “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik””. 

 

1.5  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimi pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

1.6  Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Komisioni i Prokurimit Publik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të KPP-së. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet.

 2.  NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljejen në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civil të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta

  Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në kategorinë III-a ose III-a/1;

– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkest e posaçme si vijon:

 – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

Të ketë 8 (tetë) vite përvojë pune, ku të paktën 5 (pesë) vite në fushën e prokurimeve. 

 

2.2  Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinale (ose të njehësuara me origjinalin) si më poshtë:

 a) Jetëshkrim

b)Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e)Akti i deklarimit si nëpunës civil i konfirmuar;

ë) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g) Vlerësimin e fundit i rezultateve në punë;

gj) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit;

i) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 28.05.2019.

  

2.3  Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

 Në datën 07.06.2019, njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e zyrtare të KPP-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë, do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 2.4  Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

-          Ligjin nr. 8417,datë 21.10.1998 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”;

-          Ligjin nr. 44/2015, Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;

-          Ligjin nr. 90/2012, Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;

-          Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 9131, datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 9367, datë 4.7.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për funksionimin e organeve kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”;

-          Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;

-          VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar;

-          VKM nr. 575, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me Koncesion/partneritet publik privat”

-          VKM nr. 576, datë 10.7.2013 “Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve për hidrocentrale”

-          Ligjin nr. 9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik”, i ndryshuar;

-          VKM nr. 1719, datë 17.12.2008 “Për miratimin e rregullave të ankandit publik”, të ndryshuar;

-          VKM nr. 120, datë 22.02.2012 “Për procedurën e shqyrtimit të ankesave për ankandet nga KPP”;

-          Ligjin nr. 10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

-          VKM nr. 320, datë 21.04.2011 “Për miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave për marrjen e lejeve minerare në zonat konkuruese”, i ndryshuar; ​

-          Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik nr. 596/2018, datë 12.09.2018 “Për miratimin e rregullave “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik””. 

 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

-          Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

-          Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

-          Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

2.6  Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Adresa: Komisioni i Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.