Vende te Lira Pune  

11

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

 

SHPALLJE PËR PRANIM TË NËPUNËSIT CIVIL NË KATEGORINË E NIVELIT TË LARTË DREJTUES, NË POZICIONIN SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

 

Lloji i diplomës: Master Shkencor në Shkenca Ekonomike/Juridike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

 

Bazuar në nenin 32 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Krerët III dhe VIII, të Vendimit nr. 118, datë 05.03.2014 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, në zbatim të Vendimit nr. 1315 datë 20.10.2020 të Komisionit të Prokurimit Publik, “Për hapjen e procedurës së pranimit të nëpunësit civil në kategorinë e nivelit të lartë drejtues, në pozicionin Sekretar i Përgjithshëm, edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, për vitin 2020, në Komisionin e Prokurimit Publik”, si dhe të Urdhrit nr. 07, datë 06.01.2020, “Plani vjetor i pranimeve në shërbimin civil 2020”, Komisioni i Prokurimit Publik shpall procedurën e pranimit të nëpunësit civil në kategorinë e nivelit të lartë drejtues, për pozicionin:

 

1.                  Sekretar i PërgjithshëmKomisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: I-b

 

Afati për dorëzimin e dokumentave:

27 Nëntor 2020

***Aplikimet për secilën prej fazave të zhvillimit të kësaj procedure duhet të depozitohen brenda datës 27.11.2020***

Përshkrimi përgjithësues i punës

Përgjegjës për:

1.                  Vepron në varësi të drejtpërdrejtë të Kryetarit dhe përgjigjet para tij për veprimtarinë e strukturave të institucionit që ka në varësi.

2.                  Siguron drejtimin strategjik dhe përgatit planin strategjik dhe buxhetor të institucionit, me qëllim arritjen e objektivave, duke përdorur burimet e miratuara.

3.                  Siguron që burimet në dispozicion të institucionit, të organizohen në mënyrë që objektivat të realizohen me sa më pak kosto dhe njëherazi me efektshmëri të lartë, në mënyrë tërësisht të rregullt dhe korrekte.

4.                  Menaxhon burimet njerëzore në zbatim të legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil dhe Kodit të Punës, si edhe të akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tyre.

5.                  Kryen detyrat dhe ndjek me prioritet funksionimin dhe bashkërendimin e punës së strukturave të institucionit, në zbatim të politikave dhe në plotësim të strategjisë dhe veprimtarisë së tij.

6.                  Konsideron dhe ndjek me drejtuesit e KPP-së, komentet dhe rekomandimet e bëra në raporte të brendshme dhe të jashtme, sipas fushës së përgjegjësisë dhe këshillon Kryetarin për çdo veprim të ndërmarrë ose që do të marrë duke sugjeruar propozime të ndryshme, të cilat do t’i mundësojnë institucionit të arrijë rezultate më të mira dhe më efektive, duke qenë sa më ekonomike në operacionet e saj

7.                  Përgjigjet për menaxhimin financiar, duke siguruar një sistem të qëndrueshëm të kontrollit të brendshëm bazuar në vlerësimin e situatave ekonomike dhe marrjes së vendimeve mbi propozimet e politikës ekonomike, në përputhje me ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

8.                  Bashkëpunon me institucione të tjera dhe përfaqëson institucionin nëpër takime, me miratimin e titullarit, sipas kërkesave.

 

I - Kanë të drejtë të konkurrojnë për këto pozicione:

 

1.                  Nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

 

A-                Të kenë mbi 8 (tetë) vjet përvojë pune në administratën publike, nga të cilat të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në pozicione të nivelit të mesëm drejtues ose të barazvlefshme me to (kategoria e pagës II-b);

 

2.                  Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues në institucionet e pavarura, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

 

A - Të kenë mbi 8 (tetë) vjet përvojë pune në administratën publike, nga të cilat të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në pozicione të nivelit të lartë drejtues në institucione të pavarura (kategoria e pagës II-a, I-b ose I-a).

 

3.                  Kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët duhet të plotësojnë kriteret minimale si vijon:

 

3.1. Të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil, të përcaktuara në gërmat “a” deri në “dh”, të nenin 21 të ligjit nr. 152/2013, i ndryshuar;

3.2. Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike/Juridike ose të barazvlefshme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë origjinale ose të njehsuara me origjinalin dhe të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

3.3              Të kenë mbi 8 (tetë) vjet përvojë pune në profesion, nga të cilat të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të barazvlefshme me to.

 

II - Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Të gjithë grupet e kandidatëve si më sipër, duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik dokumentet origjinalë (ose të njëhsuar me origjinalin) si më poshtë:

a)      Kërkesë për të konkurruar në pozicionin e shpallur;

b) Jetëshkrimin (CV-në);

c) Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

d) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë përvojën në punë);

e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

ë) Vërtetim të gjendjes shëndetësore që provon aftësinë për punë;

 

f) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

 

g) Çdo dokumentacion që vërteton eksperienca të tjera punësimi brenda ose jashtë vendit, të lëshuar nga punëdhënësi;

 

gj) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;

 

h) Vetëdeklarim që nuk janë anëtarë të partive politike.

 

Kandidatët, të cilët janë pjesë e shërbimit civil, përveç sa më sipër, duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik edhe dokumentet si më poshtë:

 

a)Fotokopje të aktit deklarimit/konfirmimit të statusit si nëpunës civil;

b)Vërtetimin ku specifikohet kategoria e pagës në pozicionin aktual që ushtron kandidati;

c) Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;

 

ç)Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit.

 

Kandidatët janë të lutur të dorëzojnë të gjithë dokumentet e cituara më sipër, me postë apo dorazi, pranë ambienteve të Komisionit të Prokurimit Publik, me adresë Blv “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë, brenda afatit të përcaktuar në shpallje. 

 

III - Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 07.12.2020, Komisioni i Prokurimit Publik, do të shpallë në faqen e tij të internetit www.kpp.gov.al, në ambientet e tij dhe në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për të vijuar më tej.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, do të njoftohen individualisht nga Komisioni i Prokurimit Publik, nëpërmjet adresës së tyre elektronike (e-mail), për shkaqet dhe arsyet e moskualifikimit.

IV - Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet konkurrimi

Kandidatët pjesëmarrës në procedurë, pas verifikimit paraprak nga ana e njësisë përgjegjëse, do të vlerësohen për:

A.                Njohuritë mbi:

1.                  Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar;

2.                  Kodin e Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë;

3.                  Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;

4.                  Vendimin nr. 914, datë 29.12.2014 Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar;

5.                  Vendimin e KPP-së nr. 596/2018, datë 12.09.2018, “Për miratimin e rregullave “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”;

6.                  Legjin nr. 7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar;

7.                  Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar;

8.                  Ligjin për nr. 10296, datë 08.07.2010, “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, të ndryshuar;

9.                  Ligjin  nr. 9936, datë 26.06.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

 

 

 

B.                 Aftësitë për të:

 

1. Drejtuar dhe menaxhuar skuadrën;

2. Organizuar dhe ndarë punën në institucionin që drejton;

3. Menaxhuar situata emergjente;

4. Menaxhuar situata të cilat nuk kanë qenë të parashikuara;

5. Marrë vendime mbi bazën e argumenteve;

6. Shprehur opinionin dhe argumentat në mënyrë të rrjedhshme dhe të sjellshme;

7. Respektuar të tjerët (kolegët, vartësit, qytetarët) dhe dëgjuar opinionet e tyre;

8. Bashkëpunuar me kolegët, duke ndarë me ta informacionin dhe njohuritë e nevojshme; 9. Komunikuar procesin e vendimmarrjes bazuar në argumenta dhe analizë të pasojave; 10. Ndërmarrë nisma të ndryshme strategjike dhe afatgjata brenda kompetencave të funksionit me qëllim përmbushjen e detyrave funksionale, përmbushjen e objektivave dhe përcaktimin e rrugëve dhe hartimin e planeve për mënjanimin e risqeve në realizimin e tyre, duke shftytëzuar kapacitetet njerëzore dhe materiale me kosto sa më të ulët dhe me rendiment maksimal;

11. Krijuar procedura apo politika të reja;

12. Ndryshuar procedura apo politika ekzistuese në mënyrë inovative;

13. Menaxhuar dhe inkurajuar skuadrën për të zhvilluar ide të reja.

 

V - Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Konkurrimi i kandidatëve pjesëmarrës konsiston në:

1 - Vlerësimin e jetëshkrimit, që përfshin vlerësimin e arsimimit dhe eksperiencës. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 10 pikë.

2 - Testimin me shkrim. Totali i pikëve është 40 pikë.

3 - Intervistën e strukturuar me gojë. Totali i pikëve është 50 pikë.

Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë synojnë vlerësimin e njohurive, aftësive dhe cilësive të lidhura me fushën, sipas përcaktimit në pikën IV të kësaj shpallje.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar, i gjeni në Udhëzimin nr. 6, datë 19.09.2014 të Departamentit të Administratës Publike, i ndryshuar.

VI - Data e zhvillimit të konkurrimit

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.12.2020. Lidhur me orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike (nëpërmjet adresës së e-mail) nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Pas zhvillimit të testimit me shkrim, kandidatët do të njoftohen nëpërmjet adresës së tyre elektronike, në lidhje me datën dhe orën e zhvillimit të intervistës së strukturuar me gojë.

VII - Data e shpalljes së rezultateve për vlerësimin përfundimtar

Lista e fituesve e përbërë nga kandidatët që kanë grumbulluar mbi 70 pikë, të renditur sipas rendit alfabetik për pozicionin për të cilin konkurrohet, do të shpallet në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik www.kpp.gov.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në datën 07.01.2021 Në të njëjtën datë kandidatët që nuk janë shpallur fitues do të njoftohen individualisht nga KPP, nëpërmjet adresës së tyre elektronike (e-mailit).