Vende te Lira Pune  

13

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE / PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës: Shkenca Informatike/Kompjuterike/Inxhinieri-Elektronike/Informatikë-Elektronike/Informatikë-Ekonomike/Teknologji Informacioni, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.

 

Në zbatim të nenit 22 dhe nenit 25, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II, IV dhe VII të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

 

1. Specialist IT, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: III-b

 

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat aplikohet në të njëjtën kohë!

-          DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJE PARALELE: 10.11.2020

-          DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN  CIVIL: 15.11.2020

-           

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet e si më sipër është:

 

1.      Menaxhon rrjetin e pajisjeve kompjuterike, si dhe i mirëmban ato.

2.      Zgjidhja e problematikave të pajsjeve të teknologjisë së informacionit;

3.      Siguron që të gjithë sistemet kompjuterike dhe rrjeti i internetit të përdoren vetëm për qëllime pune, duke u bazuar tërësisht në përcaktimet e Rregullores së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë të Informacionit (AKSHI), datë 03.09.2018 “Mbi përdorimin e postës elektronike në Administratën Publike”, si edhe Manualit mbi përdorimin e shërbimit të internetit dhe potës elektronike, të miratuar nga Kryetari i KPP-së.

4.      Kujdeset për sigurinë dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të teknologjisë së informacionit.

5.      Mban përgjegjësi për ruajtjen e sekretit të informacionit që hyn dhe del nga institucioni, si edhe është i detyruar të ruajë konfidencialitetin e të dhënave që sigurohen në institucion, si gjatë ushtrimit të detyrës edhe pas mbarimit të saj.

6.      Mbledh dhe zhvillon kërkesat për teknologjinë e informacionit, koncepton, vlerëson alternativat dhe rekomandon zgjidhje për përdorimin efektiv të teknologjisë së informacionit; 

  

  1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.

 1.1  Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

 Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);

– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkest e posaçme si vijon:

 – Të zotërojnë minimumi diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkencat Informatike/Kompjuterike/Inxhinieri-Elektronike/Informatikë-Elektronike/Informatikë Ekonomike/Teknologji Informacioni. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë:

Të ketë 1 (një) vit eksperiencë pune.

 

1.2.  Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinalë (ose të njehësuar me origjinalin) si më poshtë:

a)Jetëshkrim

b)Kërkesë për të konkurruar në pozicionin e shpallur, ku të specifikohet edhe lloji i procedurës së rekrutimit për të cilin po aplikohet;

c)Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor); Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

d) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

ë) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f) Akti i deklarimit si nëpunës civil i konfirmuar;

g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

gj) Vlerësimi i fundit i rezultateve në punë;

h) Vërtetimin ku specifikohet kategoria e pagës në pozicionin aktual që ushtron kandidati;

i) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit;

j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 10.11.2020.

 1.3  Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

 Në datën 12.11.2020 njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të KPP, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë, kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 1.4  Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

-          Të ketë njohuri të ligjit nr. 10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;

-           Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;

-          Të ketë njohuri të programeve, aplikacioneve, praktikave të elektronikës, programimit dhe teknologjisë së informacionit;

-          Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;

-          Njohuritë mbi ligjin nr.10273, datë29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;

-          Njohuritë mbi ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në  Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

-          Njohuritë mbi legjislacionin për krimin kibernetik (www.akshi.gov.al/Legjislacioni).

-          Njohuritë mbi Rregulloren për përdorimin e postës elektronike në administratën publike.

-          Njohuritë mbi legjislacionin në fuqi në lidhje me sigurinë e informacionit (https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html).

1.5  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimi pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

1.6  Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Komisioni i Prokurimit Publik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të KPP-së.

  1. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së  pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. 

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimit civil dhe kriteret e veçanta:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimit civil janë:

– Të jetë shtetas shqiptar; 

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

– Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 

– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

– Të zotërojnë minimumi diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkencat Informatike/Kompjuterike/Inxhinieri-Elektronike/Informatikë-Elektronike/Informatikë-Ekonomike/Teknologji Informacioni. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë:

Të ketë 1 (një) vit eksperiencë pune.

 

2.2  Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinalë (ose të njehësuar me origjinalin) si më poshtë:

a)Jetëshkrim;

 

b)Kërkesë për të konkurruar në pozicionin e shpallur, ku të specifikohet edhe lloji i procedurës së rekrutimit për të cilin po aplikohet;

c) Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor); Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

d) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore

g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

h) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 15.11.2020.

2.3  Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 Në datën 30.11.2020, njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të KPP-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 2.4  Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

-          Të ketë njohuri të ligjit nr. 10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”;

-           Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;

-          Të ketë njohuri të programeve, aplikacioneve, praktikave të elektronikës, programimit dhe teknologjisë së informacionit;

-          Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në zbatim të tij;

-          Njohuritë mbi ligjin nr.10273, datë29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar;

-          Njohuritë mbi ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në  Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

-          Njohuritë mbi legjislacionin për krimin kibernetik (www.akshi.gov.al/Legjislacioni).

-          Njohuritë mbi Rregulloren për përdorimin e postës elektronike në administratën publike.

-          Njohuritë mbi legjislacionin në fuqi në lidhje me sigurinë e informacionit (https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html).

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 Eksperiencën e tyre të mëparshme;

 Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

-          Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

-          Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

-          Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

2.6  Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të internetit të Komisionit të Prokurimit Publik dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 Adresa: Komisioni i Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I”, Tiranë.