Njoftim per vend te lire pune  

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE / PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës: Shkenca Ekonomike/Juridike/Shoqërore, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”.

 

Në zbatim të nenit 22 dhe nenit 25, të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II, IV dhe VII të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe pranimit në kategorinë ekzekutive për pozicionin:

 

1. Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në   Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: III-b

 

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat aplikohet në të njëjtën kohë!

-          DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LEVIZJE PARALELE: 29.05.2019

-          DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN  CIVIL: 03.06.2019

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet e si më sipër është:

 

1.      Monitoron shërbimin e mbulimit të marrëdhënieve me institucionet e tjera analoge ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë, dhe më institucione të tjera të shtetit shqiptar, si dhe për realizimin e punës dhe detyrave të përcaktuara për sektorin, në mënyrë që ato të zbatohen me efektivitet dhe në kohë sipas legjislacionit në fuqi, procedurave të caktuara, planeve dhe afateve të miratuara.

2.      Krijon fusha bashkëpunimi me organe dhe organizma të tjerë joqeveritare për mbështetjen e programeve të kualifikimit dhe të veprimtarisë së KPP-së;

3.      Ndjek dhe zbaton detyrat për organizimin e aktiviteteve për KPP-në , në bashkëpunim me autoritete të tjera analoge, organizmat ndërkombëtarë brenda dhe jashtë vendit.

4.      Siguron literaturën apo informacionet e nevojshme për problemet që diskutohen në aktivitetet ndërkombëtare, që lidhen me sferën e prokurimeve publike, të cilat i trajton KPP;

5.      Kujdeset me preokupim maksimal për të marrë masat e duhura për pritjen, sistemimin dhe përcjelljen e delegacioneve, apo ekspertëve të huaj, që vijnë në vendin tonë me ftesë apo në kuadrin e bashkëpunimit me KPP-në.

  

  1. LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.

 1.1  Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

 Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);

– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkest e posaçme si vijon:

 – Të zotërojnë minimum diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkencat Ekonomike/Juridike/Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;.

– Të ketë 1 (një) vit përvojë pune.

 

1.2.  Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinalë (ose të njehësuar me origjinalin) si më poshtë:

a) Jetëshkrim

b) Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor); Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

ë) Akti i deklarimit si nëpunës civil i konfirmuar;

f) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g) Vlerësimi i fundit i rezultateve në punë;

gj) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit;

i) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 29.05.2019.

 1.3  Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

 Në datën 31.05.2019 njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të KPP, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë, kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 1.4  Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

-          Ligjin nr. 44/2015, Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;

-          Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 9131, datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;

-          Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik nr. 596/2018, datë 12.09.2018 Për miratimin e rregullave “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik””.

-          Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë;

 

1.5  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimi pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

1.6  Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Komisioni i Prokurimit Publik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të KPP-së.

 

  1. PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së  pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. 

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimit civil dhe kriteret e veçanta:

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimit civil janë:

– Të jetë shtetas shqiptar; 

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 

– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

– Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 

– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar. 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

– Të zotërojnë minimumi diplomë të nivelit “Master Profesionalnë Shkencat Ekonomike/Juridike/Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

– Të ketë 1 (një) vit përvojë pune.

 

2.2  Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinalë (ose të njehësuar me origjinalin) si më poshtë:

a) Jetëshkrim

b) Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor); Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

c) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 03.06.2019.

  

2.3  Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 Në datën 14.06.2019, njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të KPP-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 2.4  Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

-          Ligjin nr. 44/2015, Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;

-          Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 9131, datë 08.06.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, i ndryshuar;

-          Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar;

-          Vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik nr. 596/2018, datë 12.09.2018 Për miratimin e rregullave “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik””.

-          Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë;

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 Eksperiencën e tyre të mëparshme;

 Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

-          Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

-          Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

-          Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

 

2.6  Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të internetit të Komisionit të Prokurimit Publik dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 Adresa: Komisioni i Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.