19
KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE / PËR NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE
Lloji i diplomës: Shkenca “Ekonomike”. Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.
Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për pozicionin:
1. Përgjegjës, Sektori i Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: III-a
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për çdo procedurë aplikohet në të njëjtën kohë!
- DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJE PARALELE: 22.01.2021
- DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË: 27.01.2021
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet e si më sipër është:
1. Identifikon detyrat përkatëse që rrjedhin nga kuadri ligjor sektorial, të cilat udhëheqin veprimtarinë e KPP-së, dhe konkretisht detyra që lidhen me fushën e financës, burimeve njerëzore, arkivës dhe gjithë gamën e shërbimeve mbështetëse.
2. Përgatit dhe paraqet planin ekonomiko – financiar të institucionit.
3. Ndjek pasqyrat dhe veprimtarinë ekonomike-finciare, mbylljen e situacioneve mujore të shpenzimeve dhe të të ardhurave që siguron institucioni dhe mbylljen e pasqyrave financiare vjetore.
4. Zbaton buxhetin vjetor të miratuar për institucionin, në përputhje me ligjin organik të buxhetit të shtetit, ligjin për prokurimet publike, legjislacionin mbi pagat, legjislacionin mbi kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, etj.
5. Kryen funksionin e nëpunësit zbatues të njësisë, në mbështetje të kuadrit ligjor në fuqi.
6. Informon në vazhdimësi gjendjen dhe nevojat për mjete financiare të institucionit.
7. Mban dokumentacionin e saktë për të gjithë punonjësit duke i pasqyruar ato në dosjet individuale dhe në regjistrin themeltar.
8. Planifikon nevojat e institucionit për materiale konsumi dhe ndjekjen e shpenzimeve të tyre të shoqëruar me dokumentacionin përkatës.
9. Përgatit procedurat për nxjerrjen jashtë përdorimit të pajisjeve të dëmtuara deri në miratimin e urdhërit për asgjësim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
10. Planifikon realizimin e detyrave që i përkasin sektorit dhe përgjigjet për cilësinë e tyre.
11. Organizon punën e sektorit dhe të stafit nën përgjegjësinë e tij sipas detyrave që rrjedhin nga kuadri ligjor sektorial, si edhe sipas detyrave e udhëzimeve të caktuara nga eprori.
12. Menaxhon efektivisht punonjësit në varësinë e tij si dhe mbikqyr nivelin profesional të tyre.
13. Identifikon dhe krijon regjistrin e riskut, vlerëson, kontrollon risqet që vënë në rrezik arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të veprimtarive të strukturave që ata drejtojnë.
14. Ndjek, kontrollon dhe zbaton mirëadministrimin dhe mirëmbajtjen e godinës, automjeteve, pajisjeve, aparaturave, etj në inventar të institucionit dhe kryerjen e shërbimeve nga të tretë në institucion.
15. Vlerëson punën e stafit nën përgjegjësinë e tij.
16. Prezanton te Drejtori i Drejtorisë dokumentat dhe materialet e prodhuar nga sektori dhe personeli nën përgjegjësinë e tij.
17. Propozon, te Drejtori i Drejtorisë, masa disiplinore për personelin e sektorit.
LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkest e posaçme si vijon:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;
– Të ketë përvojë pune 3 (tre) vite eksperiencë pune
1.2. Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinalë (ose të njehësuar me origjinalin) si më poshtë:
a)Jetëshkrim
b)Kërkesë për të konkurruar në pozicionin e shpallur, duke specifikuar llojin e procedurës së rekrutimit për të cilin po aplikohet;
c)Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
ë)Akti i deklarimit si nëpunës civil i konfirmuar;
f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
gj) Vlerësimin e fundit i rezultateve në punë;
h)Vërtetimin ku specifikohet kategoria e pagës në pozicionin aktual që ushtron kandidati;
i) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit;
j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 22.01.2021.
1.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 25.01.2021 njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të KPP-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë, kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
· Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
· Kodi i Proçedurave Administrative
· Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për Prokurimin Publik", i ndryshuar;
· Ligji nr. 98/2016 për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë
· Ligji nr. 49/2012 për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative, i ndryshuar;
· Vendim nr.914, datë 29.12.2014, i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", i ndryshuar;
· Vendim i KPP-së nr. 596/2018, datë12.09.2018 “Për miratimin e rregullave "Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik";
· Ligji nr.125/2013 "Për konçesionet dhe partneritetin publik privat", të ndryshuar;
· Vendim nr.576, datë 10.07.2013 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e konçesioneve dhe hidrocentraleve", të ndryshuar;
· Vendim nr. 575, datë 10.07.2013 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave për dhënien e konçesioneve/partneritetit publik privat", të ndryshuar;
· Aktet e tjera nënligjore në zbatim të ligjit për konçesionet/ppp;
· Ligji nr.9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik", i ndryshuar;
· Vendim nr.1719, datë 17.12.2008 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të ankandit publik", të ndryshuar;
· Aktet e tjera nënligjore në zbatim të ligjit për ankandin publik;
· Vendim nr.401, datë 13.05.2015 i Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj në një proçedurë prokurimi të konçesioneve";
· Ligji nr.10304, date 15.07.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar;
· Vendim nr. 301, datë 20.04.2016 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e proçedurave të konkurimit dhe të afateve të shqyrtimit për lejen minerare";
· Të ketë njohuri të programeve dhe aplikacioneve bazë të kompjuterit.
1.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për përvojën (20 pikë), trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën (10 pikë), si dhe çertifikimi pozitiv (10 pikë) ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
1.6 Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Komisioni i Prokurimit Publik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të KPP-së. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.
NGRITJA NË DETYRË
2.
Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljejen në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civil të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar;
b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c) të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
ç) të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil;
d) Të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkest e posaçme si vijon:
– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;
– Të ketë përvojë pune 5 (pesë) vite eksperiencë pune në përfaqësim ligjor, në gjykatat e të gjitha niveleve.
2.2 Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinalë (ose të njehësuar me origjinalin) si më poshtë:
a)Jetëshkrim
b)Kërkesë për të konkurruar në pozicionin e shpallur, duke specifikuar llojin e procedurës së rekrutimit për të cilin po aplikohet;
c)Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
ë)Akti i deklarimit si nëpunës civil i konfirmuar;
f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
gj) Vlerësimin e fundit i rezultateve në punë;
h)Vërtetimin ku specifikohet kategoria e pagës në pozicionin aktual që ushtron kandidati;
i) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit;
j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 27.01.2021.
2.3 Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 05.02.2021, njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të KPP-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë, do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.
2.4 Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
· Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
· Kodi i Proçedurave Administrative
· Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për Prokurimin Publik", i ndryshuar;
· Ligji nr. 98/2016 për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë
· Ligji nr. 49/2012 për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative, i ndryshuar;
· Vendim nr.914, datë 29.12.2014, i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", i ndryshuar;
· Vendim i KPP-së nr. 596/2018, datë12.09.2018 “Për miratimin e rregullave "Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik";
· Ligji nr.125/2013 "Për konçesionet dhe partneritetin publik privat", të ndryshuar;
· Vendim nr.576, datë 10.07.2013 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e konçesioneve dhe hidrocentraleve", të ndryshuar;
· Vendim nr. 575, datë 10.07.2013 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave për dhënien e konçesioneve/partneritetit publik privat", të ndryshuar;
· Aktet e tjera nënligjore në zbatim të ligjit për konçesionet/ppp;
· Ligji nr.9874, datë 14.02.2008 “Për ankandin publik", i ndryshuar;
· Vendim nr.1719, datë 17.12.2008 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të ankandit publik", të ndryshuar;
· Aktet e tjera nënligjore në zbatim të ligjit për ankandin publik;
· Vendim nr.401, datë 13.05.2015 i Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj në një proçedurë prokurimi të konçesioneve";
· Ligji nr.10304, date 15.07.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar;
· Vendim nr. 301, datë 20.04.2016 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e proçedurave të konkurimit dhe të afateve të shqyrtimit për lejen minerare";
· Të ketë njohuri të programeve dhe aplikacioneve bazë të kompjuterit.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme;
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
-Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
2.6 Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Adresa: Komisioni i Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.