Njoftim per fatura financiare  






KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Tiranë, më 03.11.2020

Lënda: Njoftim

AUTORITETEVE KONTRAKTORE

OPERATORËVE EKONOMIKË

Komisioni i Prokurimit Publik, në mbështetje të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar, të ligjit nr.107/2015,”Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara”, të ligjit nr.10273,datë 29.04.2010,”Për dokumentin elektronik”, të ndryshuar, të Vendimit nr.495, datë 13.09.2017 të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike” i ndryshuar, Vendimit nr.596/2018, datë 12.09.2018 të Komisionit të Prokurimit Publik, “Për miratimin e rregullave “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit të Prokurimit Publik”, me qëllim lehtësimin e proçedurave për ofrimin dhe përfitimin e shërbimeve publike elektronike në Komisionin e Prokurimit Publik, nëpërmjet shërbimit elektronik të sigurt për qytetarët , institucionet publike dhe operatorët ekonomikë ankimues dhe marrjen e masave të veçanta administrative nga Komisioni i Prokurimit Publik në kuadër të reformës së digjitalizimit të shërbimeve, njofton të gjithë operatorët ekonomikë se nga data 03 Nëntor 2020, do të kenë mundësi të marrin faturën online për arkëtim për ankesat e depozituara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, në formë elektronike nëpërmjet adresës së e-mailit –it: financa-fatura@kpp.gov.al.

.

Në këtë mënyrë, në respekt të parimit të deburokratizimit dhe të efiencës, KPP synon jo vetëm përshpejtimin e proçedurave, por gjithashtu edhe shmangien e kostove shtesë të operatorëve ekonomikë në kuadër të veprimeve proçeduriale që kryejnë pranë institucionit.

Në vijim mund të shkarkoni urdhërin e plotë

Ju faleminderit

PER MIRATIMIN E MASAVE ORGANIZATIVE PER OFRIMIN E SHERBIMEVE, NE KUADER TE REFORMES SE DIGJITALIZIMIT TE SHERBIMEVE