Njoftim rreth faqes WEB  

 KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK




Tiranë, më 19.01.2021

Lënda: Njoftim

AUTORITETEVE KONTRAKTORE

OPERATORËVE EKONOMIKË

Komisioni i Prokurimit Publik, njofton të gjithë autoritetet kontraktore, operatorët ekonomikë si edhe subjektet e interesuara se, si pasojë e problemeve teknike në faqen Web të KPP-së, vetëm ditën e sotme, datë 19.01.2021, është mundësuar pasqyrimi online në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik i të gjitha vendimeve të marra prej tij, në kohe reale, si edhe pasqyrimi i vendimeve të marra prej datës 13.01.2021.

 

Jemi duke punuar intensivisht në mënyrë që, çdo vendim të pasqyrohet sa më shpejtë në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik.

 

Duke ju kërkuar ndjesë për këtë problem teknik.

Ju faleminderit.