Vende te Lira Pune  

18

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE / PËR NGRITJE NË DETYRË NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

 

Lloji i diplomës: Shkenca “Ekonomike/ Inxhinierike”, (Inxhinieri Mjedisi/Ndërtimi). Niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”.

 

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Vendimit Nr. 242, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Komisioni i Prokurimit Publik shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për pozicionet:

 

1.      Inspektor, në Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: III-a

2.      Inspektor, në Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: III-a

 

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Për çdo procedurë aplikohet në të njëjtën kohë!

 

-          DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJE PARALELE: 18.01.2021

-          DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË: 21.01.2021

 

LËVIZJA PARALELE

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet e si më sipër është:

 

1.      Ushtron funksione ndihmëse dhe këshillimore për anëtarët e Komisionit, në kuadër të shqyrtimit të ankesave, si edhe çdo detyrë tjetër të caktuar nga Kryetari ose Komisioni në funksion të shqyrtimit të ankesave.

2.      Verifikon ankesën nga ana formale, dhe në përputhje me parashikimet ligjore të ligjit në fuqi e akteve nënligjore dhe parapërgatit relacion me shkrim në lidhje me të, brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja në dorëzim e dosjes.

3.      Në kuadër të shqyrtimit administrativ, si edhe me kërkesë të anëtarëve të Komisionit, bën verifikimet përkatëse mbi çdo element të tij, si edhe mbi pretendimet e operatorëve ekonomikë.

4.      Përgatit projektvendimin mbi themelin e ankesës, si edhe mbi kërkesat apo detyrat e caktuara nga Komisioni për çështjen.

5.      Mban përgjegjësi për çdo dokument dhe dosje që ka lidhje me çështjen e ngarkuar nga anëtari si edhe dokumenton të gjitha lëvizjet e dokumentacionit që i kërkohet nga anëtarët e Komisionit.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

 1.1  Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

 

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;

b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

ç) të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkest e posaçme si vijon:

 

 – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike/ Inxhinierike ( Inxhinieri Mjedisi/Ndërtimi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

– Të ketë përvojë pune 1 (një) vit në fushën e prokurimit publik.

 

1.2.  Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

 Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinalë (ose të njehësuar me origjinalin) si më poshtë:

 

 

 

a)Jetëshkrim

b)Kërkesë për të konkurruar në pozicionin e shpallur, duke specifikuar llojin e procedurës së rekrutimit për të cilin po aplikohet;

c)Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

d) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

ë)Akti i deklarimit si nëpunës civil i konfirmuar;

f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

gj) Vlerësimin e fundit i rezultateve në punë;

h)Vërtetimin ku specifikohet kategoria e pagës në pozicionin aktual që ushtron kandidati;

i) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit;

j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 18.01.2021.

 

 1.3  Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

Në datën 20.01.2021 njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të KPP-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë, kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 1.4  Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

          Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;

          Kodi i Proçedurave Adminsitrative;

          Kodi i Proçedurës Civile;

          Ligji Nr.49/2012 "Për organizimin  dhe funksionimin  e gjykatave   administrative  dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative";

          Ligji Nr.  9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", i ndryshuar;

        Vendimi nr. 914, datë 29.12.2014 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", i ndryshuar;

          Vendim i KPP-së nr. 596/2018, datë 12.09.2018 "Për miratimin e rregullave "Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit  të Prokurimit  Publik";

          Ligji nr.125/2013 "Për konçesionet dhe partneritetin publik privat", të ndryshuar;

          Vendim nr. 576, datë 10.07.2013 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e konçesioneve dhe hidrocentraleve", të ndryshuar;

          Vendim nr.575, datë 10.07.2013 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave për dhënien e konçesioneve/partneritetit  publik  privat",  të ndryshuar;

          Ligji nr. 9874, date 14.02.2008 "Për ankandin publik", i ndryshuar;

          Vendim nr.1719, datë 17.12.2008 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të ankandit publik", të ndryshuar;

          Vendim nr. 401, datë 13.05.2015 i Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj në një proçedurë prokurimi të konçesioneve";

          Ligji nr.10304, datë 15.07.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar;

          Vendimi nr.301, datë 20.04.2016 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e proçedurave të konkurimit dhe të afateve të shqyrtimit për lejen minerare";

          Të ketë njohuri të programeve dhe aplikacioneve bazë kompjuterit.

     

1.5  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për përvojën (20 pikë), trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën (10 pikë), si dhe çertifikimi pozitiv (10 pikë) ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

 – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 Eksperiencën e tyre të mëparshme;

 Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

   Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

1.6  Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Komisioni i Prokurimit Publik do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të KPP-së. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

NGRITJA NË DETYRË

2.       

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljejen në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civil të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

 

2.1 Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta

 

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar;

b) të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

ç) të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil;

d) Të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.  

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkest e posaçme si vijon:

 

 – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike/ Inxhinierike ( Inxhinieri Mjedisi/Ndërtimi). Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

– Të ketë përvojë pune 1 (një) vit në fushën e prokurimit publik.

 

2.2  Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

 Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë zyrës së protokollit të Komisionit të Prokurimit Publik, dokumentet origjinalë (ose të njehësuar me origjinalin) si më poshtë:

 

a)Jetëshkrim

b)Kërkesë për të konkurruar në pozicionin e shpallur, duke specifikuar llojin e procedurës së rekrutimit për të cilin po aplikohet;

c)Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

d) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

e) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

ë)Akti i deklarimit si nëpunës civil i konfirmuar;

f) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

gj) Vlerësimin e fundit i rezultateve në punë;

h)Vërtetimin ku specifikohet kategoria e pagës në pozicionin aktual që ushtron kandidati;

i) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi, i cili duhet të jetë i muajit të aplikimit;

j) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo dorazi në institucion, brenda datës 21.01.2021.

  

2.3  Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

 

 Në datën 01.02.2021, njësia e burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të KPP-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

 

 Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e ngritjes në detyrë, do të njoftohen individualisht nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 2.4  Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

          Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë;

          Kodi i Proçedurave Adminsitrative;

          Kodi i Proçedurës Civile;

          Ligji Nr.49/2012 "Për organizimin  dhe funksionimin  e gjykatave   administrative  dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative";

          Ligji Nr.  9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik", i ndryshuar;

        Vendimi nr. 914, datë 29.12.2014 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", i ndryshuar;

          Vendim i KPP-së nr. 596/2018, datë 12.09.2018 "Për miratimin e rregullave "Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisionit  të Prokurimit  Publik";

          Ligji nr.125/2013 "Për konçesionet dhe partneritetin publik privat", të ndryshuar;

          Vendim nr. 576, datë 10.07.2013 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e konçesioneve dhe hidrocentraleve", të ndryshuar;

          Vendim nr.575, datë 10.07.2013 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave për dhënien e konçesioneve/partneritetit  publik  privat",  të ndryshuar;

          Ligji nr. 9874, date 14.02.2008 "Për ankandin publik", i ndryshuar;

          Vendim nr.1719, datë 17.12.2008 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e rregullave të ankandit publik", të ndryshuar;

          Vendim nr. 401, datë 13.05.2015 i Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e tarifës dhe të rregullave për pagimin e saj në një proçedurë prokurimi të konçesioneve";

          Ligji nr.10304, datë 15.07.2010 "Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar;

          Vendimi nr.301, datë 20.04.2016 i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e proçedurave të konkurimit dhe të afateve të shqyrtimit për lejen minerare";

          Të ketë njohuri të programeve dhe aplikacioneve bazë kompjuterit.

 

 Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5  Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

 

 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

-    Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;

-    Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e   tyre për karrierën, deri në 40 pikë;

-     Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të  lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

 

2.6  Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të Komisionit të Prokurimit Publik dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Adresa: Komisioni i Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.