Politikat e Privatesise  

                      

                                                

                                     
NJOFTIM MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË

 

 

·         SI I PËRDOR KPP INFORMACIONET TUAJA

·         PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË KPP

·         VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT

·         SUBJEKTET ANKIMUESE PRANË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

·         APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

·         AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

·         PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE

·         LIDHJET ME FAQET E TJERA

·         NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

·         ANKESA APO PYETJE

·         SI TË NA KONTAKTONI

·         POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

 

 

 

·         SI I PËRDOR KPP INFORMACIONET TUAJA

 

Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë tuaj ju tregon se çfarë duhet të prisni kur Autoriteti i Komisionit të Prokurimit Publik (në vijim KPP), të mbledhë të dhënat tuaja personale. Kjo vlen për informacionin e mbledhur në lidhje me:

-          Ankuesit të cilët paraqesin ankesa lidhur me pretendimet e tyre për shkelje të të dhënave personale gjatë përpunimit nga ana e kontrolluesve.

-          Ankimuesit në kuadër të një procedure prokurimi

-          Individët e tjerë, të cilët paraqesin kërkesa të ndryshme për marrje informacioni,

-          Vizitorët në faqen tonë.

-          Kandidatët për punësim, punonjësit tanë të tanishëm si dhe ish-punonjësit.

 

 

 

·         PERSONAT QË PARAQESIN NJË ANKESË PRANË KPP


Kur paraqitet një ankesë nga një person, ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga punonjësi, i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e kodit etik të institucionit të miratuar nga KPP si dhe me rregulloren për të drejtën e informimit, akt ky i miratuar nga KPP.

KPP përdor të dhënat personale që mbledh vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës. Përpilimi dhe publikimi i statistikave bëhet për të patur informacione të tilla si numri i ankesave/ankimimeve që marrim, por jo në formën që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

Të dhënat personale mbahen të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato ruhen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “nevoja për të ditur dhe njohur “.

 

·         VIZITORËT NË FAQEN TONË TË INTERNETIT


Autoriteti i Komisionit të Prokurimit Publik disponon faqen zyrtare të institucionit
www.kpp.gov.al  me anë të së cilës transmeton informacione. Qëllimi i transmetimit të tyre nëpërmjet internetit është që të jetë sa më transparent ndaj ankuesve apo kërkuesve për informacion. Nëpërmjet saj, KPP  ka vënë në dispozicion të publikut: legjislacionin e përditësuar, ankesat e bëra nga subjektet juridike si dhe kërkesat e bëra në kuadër të së drejtës për informacion.

Për vizitorët e www.kpp.gov.al, sistemi nuk mbledh informacione në lidhje me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe.

 

·         SUBJEKTET ANKIMUESE PRANË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK

 

Kur subjektet juridike (operatorët ekonomik) paraqesin një ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik, në kuadër të një procedure prokurimi të zhvilluar nga një autoritet publik,  informacioni përdoret vetëm për proçesin e shqyrtimit të ankesës së tyre dhe në funksion të raportit vjetor që KPP paraqet para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në çdo rast, asnjë subjekt nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.

Kur një ankesë përfundon së shqyrtuari, përgatitet një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë në shyqrtim. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime statistikore. Kur shqyrtimi i ankesës nga KPP përfundon, dosja mbahet në përputhje me ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme.

 

 

·         APLIKANTËT PËR PUNË, TË PUNËSUARIT AKTUAL DHE ISH PUNONJËSIT E KPP-së


Për personat që aplikojnë për t’u punësuar pranë Autoritetit të KPP, informacioni përdoret vetëm për proçesin e aplikimit të tyre dhe për të monitoruar statistikat e rekrutimit. Kur është e nevojshme konfirmimi i të dhënave me një palë të tretë, për shembull, kur duhet të marrin një referencë, ose të marrim disa të dhëna nga institucione të tjera përkatëse ( si Autoriteti i Gjendjes Gjyqësore ), kjo bëhet vetëm nëse ky informacion është i kërkuar me ligj, por gjithmonë pasi është informuar paraprakisht subjekti përkatës.

Të dhënat personale në lidhje me aplikantët e pasuksesshëm mbahen për 12 muaj pasi konkursi i rekrutimit ka përfunduar, Më pas ato shkatërrohen ose fshihen. Informacioni mbahet i pa personalizuar pasi përdoret vetëm për qëllime statistikore në funksion të aktiviteteve tona të rekrutimit. Vlen të theksojmë, se asnjë aplikant nuk është i identifikueshëm nga këto të dhëna.

Kur një punonjës nuk është më në raporte pune me Autoritetin e KPP-së, për të pregatitet një dosje në lidhje me periudhën gjatë së cilës ai ka qenë i punësuar. Të dhënat e përfshira në të mbahen të sigurta dhe përdoren vetëm për qëllime me rëndësi të drejtpërdrejtë mbi punësimin e personit. Kur punësimi i tyre pranë KPP përfundon, dosja mbahet në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, ligjin për arkivat dhe rregullat tona të brendshme.

 

·         AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE


Autoriteti i KPP-së përpiqet të jetë sa më i hapur për t`i dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale. Individët mund të zbulojnë nëse KPP mban ndonjë të dhënë personale, duke dërguar një “kërkesë për akses tek të dhënat personale” në bazë të “Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Nëse rezulton se KPP mban të dhënat tuaja personale, atëherë do t’Ju vihet në dispozicion:

-          Një përshkrim i tyre;

-          Arsyet përse ne i mbajmë ato;

-          Informacionin se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;

-          Një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;

-          Informacioni nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Për të bërë një kërkesë pranë KPP, për çdo të dhënë personale që ne mund të mbajmë, është e nevojshme të bëni një kërkesë më shkrim drejtuar institucionit ose të na e dërgoni në adresën:kpp_info@kpp.gov.al

Nëse jeni dakord, KPP do të përpiqet të trajtojë kërkesën tuaj në mënyrë jo formale, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.

Nëse KPP mban informacion në lidhje me ju, ju mund të na kërkoni të korrigjojmë gabimet në të, duke kontaktuar edhe një here në institucion.

 

·         PËRHAPJA E TË DHËNAVE PERSONALE


Komisioni i Prokurimit Publik nuk përhap të dhëna personale pa pëlqimin tuaj. Megjithatë, në rastet kur KPP duhet të shyqrtojë një ankesë dhe në funksion të saj duhet të ndajë informacionin personal me institucione të tjera të përfshira në të, kjo do të bëhet duke ruajtur konfidencialitetin e të dhënave.

 

·         LIDHJET ME FAQET E TJERA


Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera. Ne ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të internetit që ju vizitoni.

 

·         NDRYSHIMET NË KËTË NJOFTIM MBI MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Ne përditësojmë këtë njoftim në mënyrë të rregullt, duke vlerësuar këtë politikë të privatësisë si pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së punës së KPP-së.

 

·         ANKESA APO PYETJE


Komisioni i Prokurimit Publik përpiqet për të përmbushur standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale. Për këtë arsye, ne marrim shumë seriozisht ankesat në lidhje me këtë temë. Mirëpresim gjithashtu, çdo sugjerim për përmirësimin e proçedurave tona.

Ky njoftim mbi mbrojtjen e të dhënave personale u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër. Nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e KPP-së. Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë për këtë duhet të dërgohet në adresën e–mailit:kpp_info@kpp.gov.al

 

·         SI TË NA KONTAKTONI
Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën:
kpp_info@kpp.gov.al

 

 

·         POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT


Komisioni i Prokurimit Publik përpunon informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të saj ligjore. Kjo mund të përfshijë informacionin sekret për personat juridik dhe individët.

Komisioni i Prokurimit Publik është i angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e tij.

KPP përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe proçedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë.

Stafi i Komisionit të Prokurimit Publik i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit, i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë ligjit dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme.