NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT
PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Specialist Jurist, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse
Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,
Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Specialist Jurist, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: III-b
Kandidati/ët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:
- Armand Bano
- Erjola Nasufi
- Esilia Tabaku
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 21.09.2020, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 28.09.2020, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.