Rezultatet e Verifikimit Paraprak  

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

PËR NGRITJE NË DETYRË

NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

 

                                          Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar,

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:

1. Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a

2. Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a

3. Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a

 

Kandidati/ët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

 

  • Aurela Gera (Toma)
  • Rexhinald Hazizaj

 

 

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 25.09.2020, ora 08:30, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 25.09.2020, ora 09:30, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.