REZULTATET E VERIFIKIMIT  

 

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR NGRITJE NË DETYRË

NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

 

Drejtor në Drejtorinë e Ankesave

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar,

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

1. Drejtor i Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: II-b

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

 

        ·   Brunilda Ali

 

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 20.06.2019, ora 12:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Kodi Postar 1010, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 20.06.2019, ora 13:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Kodi Postar 1010, Tiranë.