Rezultatet per Verifikim  

                               NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT

PËR PROCEDURËN E PRANIMIT NË KATEGORINË E NIVELIT TË LARTË DREJTUES

 

Sekretar i Përgjithshëm në Komisionin e Prokurimit Publik

 

Në zbatim të nenit 32, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut VIII, të Vendimit nr. 118, datë 05.03.2014 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, si edhe në zbatim të Vendimit nr. 1315 datë 20.10.2020 të Komisionit të Prokurimit Publik, “Për hapjen e procedurës së pranimit të nëpunësit civil në kategorinë e nivelit të lartë drejtues, në pozicionin Sekretar i Përgjithshëm, edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, për vitin 2020, në Komisionin e Prokurimit Publik”,

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të procesit të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën e pranimit në kategorinë e nivelit të lartë drejtues, ju njofton se, për pozicionin:

  1. Sekretar i Përgjithshëm, në Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: I-b

 

Kandidati/ët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

 

  • Irma Droboniku

 

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.12.2020, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati i Parë, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 23.12.2020, ora 12:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati i Parë, Tiranë.