Rezultatet e Verifikimit 2  

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIM

PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE



Specialist Jurist
, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,
 

Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  1. Specialist Jurist, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: III-b

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:


· Emira Allmuça


A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 28.04.2020, ora 09:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Kodi Postar 1010, Tiranë.


B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 05.05.2020, ora 12:00, Online.