NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT
PËR LËVIZJE PARALELE
NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE
Inspektor, në Komisionin e Prokurimit Publik
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. Inspektor, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a
2. Inspektor, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a
Nuk ka kandidatura të paraqitura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 01.02.2021 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.