Rezultatet e Verifikimit Paraprak  

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

PËR NGRITJE NË DETYRË

NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE


Drejtor, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës


Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar,

 

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për ngritjen në detyrë dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

 

Drejtor, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: II-b

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

·         Aida Çela

 

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.02.2021, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 11.02.2021, ora 12:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.