Rezultatet e Verifikimit Paraprak  

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

PËR LËVIZJE PARALELE

NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE


Drejtor, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,

 

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet:


Drejtor, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: II-b

 

Nuk ka kandidatura të paraqitura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se, duke filluar nga data 01.02.2021 do të njoftohen nëpërmjet portalit “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe faqes zyrtare të KPP-së, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për procedurën e ngritjes në detyrë, në lidhje me datën dhe vendin ku do të zhvillohet konkurrimi.