Rezultatet e Verifikimit  

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PËR PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL

NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE

 

                                          Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave

Në zbatim të nenit 21 dhe nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 24, të Kreut III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18/03/2015, i ndryshuar si edhe Vendimit nr. 896, datë 06.08.2020 të Komisionit të Prokurimit Publik,

Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim nga jashtë shërbimit civil dhe kritereve të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

1. Inspektor, pranë Drejtorisë së Ankesave, në Komisionin e Prokurimit Publik-Kategoria: III-a

 

Kandidati/ët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë:

  • Alma Quku
  • Armand Bano
  • Esilia Tabaku
  • Jovi Kamberi
  • Vilma Kambellari

 

Për shkak se njëri prej ekspertëve efektivë ndodhej në pamundësi ligjore për të marrë pjesë në Komitetin e Pranimit për Ngritje në Detyrë për Pranim nga Jashtë Shërbimit Civil, në datën 25.09.2020:

A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 28.09.2020, ora 11:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 28.09.2020, ora 12:30, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.