NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT
PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Redaktor Letrar, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore, Drejtoria e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore
Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,
Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes për konkurrim, njofton se për pozicionin:
1. Redaktor Letrar, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Burimeve Njerëzore, në Komisionin e Prokurimit Publik - Kategoria: III-b
Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:
Klaudia Alhysa
A. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.02.2021, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 11.02.2021, ora 13:30, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.