NJOFTIM
Tiranë, më 05.10.2020
.
Me synim lehtësimin e zbatimit të parimeve të kontraktimit të hapur gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, si edhe në kuadër të projektit të digjitalizimit dhe të ngritjes së kapaciteteve, Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) nënshkroi, në datë 05.10.2020, një Memorandum Mirëkuptimi me Open Contracting Partnership (OCP).
Memorandumi i Mirëkuptimit, që mbështetet jo vetëm në bashkëpunime të mëparshme ndërmjet dy palëve, por edhe në detyrat e lëna nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Rezolutën e datës 09.07.2020 “ Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin
2019”, u nënshkrua on-line nga Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, z. Jonaid Myzyri, dhe nga Drejtori Ekzekutiv i Open Contracting Partnership, Dr. Gavim Hayman.
Ky memorandum hap rrugën e zbatimit të një standardi të ri të publikimit të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik, nëpërmjet publikimit të të dhënave të veprimtarisë se tij bazuar në parimet open data. Gjithashtu Open Contracting Partnership do të ofrojë konsulencë, asistencë teknike në terren ose në distancë, si dhe trajnim për ekipin e KPP-së, duke përfshirë edhe lehtësimin e shkëmbimit të njohurive dhe ndarjes së përvojës me vendet ose rajonet e tjera, si dhe me novatorë të tjerë të kontraktimit të hapur, nëpërmjet aktiviteteve globale.
MEMORANDUMI I MIREKUPTIMI MIDIS KOMISIONIT TE PROKURIMIT PUBLIK DHE OPEN CONTRACTING PARTNERSHIP OCP